Kryeministri Edi Rama premtoi se brenda pak ditësh do të rihapet procesi për të ngritur aeroportin e Vlorës. Teksa prezantoi projektin e Lungomares, Rama sqaroi se punimet u pezulluan për shkak të karantinës dhe prej kërkesës së kompanive të interesuara.

 

 

“Prirja për të besuar gënjeshtrat, sajesat është shumë e madhe se sa prirja për të vërtetuar faktet. Punimet për aeroportin e Vlorës u prishën nga karantina. Kompanitë e interesuara bënë kërkesa që të shtyhen proceset. Ne e ngrimë aty ku ishte që do të thotë në pak ditë do të rihapet procesi. Janë vetëm pak ditë që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Eksperienca më ka mësuar që merren me këto punë që ka të papritura, vonesa e nevoja që ka gjatë rrugës. Patjetër që ka një rrugë të gjatë për të bërë deri kur të lidhet një kontratë. Projektet nisin kur ideohen dhe më pas kalojnë në koncept e në projekt zbatimi. Ne nuk kemi bërë ndonjë mrekulli, por jam i bindur për cilësinë e projekteve dhe standartet e realizimin e tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *