Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur kështu procedimin penal për shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në fshatin Tale.
Ky shtetas është kallëzuar nga një 18-vjeçare, e cila akuzon A. L. për publikimin e fotove të saj në rrjetet sociale, me mbishkrime fyese. Hetimet kanë nisur dhe po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht ngjarjen.
Ekspertët e sigurisë online theksojnë rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë në rrjetet sociale dhe sensibilizimin ndaj pasojave të ngjarjeve të tilla.
/vizionplus.tv





