FIFA ka publikuar renditjen për kombëtaret pas Botërorit të Katarit. Edhe pse Argjentina është kampione bote në fuqi, në vendin e parë vijon të jetë Brazili.

 

Vendi i dytë i përket Argjentinës, teksa më pas renditen  Franca, Belgjika, Anglia, Holanda dhe Kroacia. Italia është në vendin e tetë duke humbur 2 pozicione nga qëndrimi jashtë botërorit të Katarit.

 

Ndërkohë një arritje e madhe për Marokun që bëri një paraqitje fantastike ne te gjitha ndeshjet duke arritur deri në gjysmë finale dhe duke kaluar . Për këto rezultate, FIFA e ka kaluar nga vendi i 22-të në të 11-tin..

 

Kombëtarja Shqiptare qëndron në vendin e 66, duke mos bërë asnjë hap para.

 

Nga ana tjetër, Kosova mban vendin e 107 në botë, teksa ka përmirësuar renditjen me dy pozicione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *