Ministria e Brendshme publikoi sot listat përfundimtare të zgjedhësve. Të drejtën e votës në 18 qershor e kanë 3 milion e 451 mije vete, ku mes tyre 136 mije persona votojnë për herë të parë. 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra. Ndërsa rreth 1400 persona nuk kane te drejte vote, pasi sipas Ministrisë, janë bllokuar si objekt i ligjit të dekriminalizimit. Lista përfundimtare e zgjedhësve ka përmirësime të dukshme në raport me zgjedhjet e kaluara. Ne njoftim thuhet se është ulur numri i shtetasve pa adresë të përcaktuar, i dublikimeve, e po ashtu edhe i votuesve mbi 100 vjeçare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *