Subscribe

Pas komenteve dhe debateve që pasuan dërgimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit 2019 në Komisionin e Venecias, Gjykata Kushtetuese publikoi sot tre pyetjet që do të pasohen nga vendimi përfundimtar.

 

E para çështje për të cilën kërkohet sqarim është ajo që lidhet me kushtetueshmërinë e procesit.

 

“A mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?”

 

Gjykata ka pikëpyetje edhe për peridocitetin e zhvilimit të zgjedhjeve në vend:

 

“Duke qenë se parimi i periodicitetit të zhvillimit të zgjedhjeve vendore dhe ai i pluralizmit politik janë parashikuar si parime themelore kushtetuese, cili do të ishte raporti mes tyre në një situatë ku rrezikohet cenimi i secilit parim? Cili parim do të prevalonte mbi tjetrin?”

 

Ndërsa çështja e fundit lidhet me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur e jo për të votuar një kandidat të vetëm.

 

“Në një situatë të një klime pasigurie juridike, a ka cenuar sjella e autoriteteve publike dhe e partive politike të drejtën e votuesve për të pasur mundësi kuptimplotë zgjedhjeje? A duhej ata të siguronin interesin më të lartë të votuesve?”

 

Procesi zgjedhor i 30 qershorit 2019 përfundoi në Gjykatën Kushtetese, pas padisë së bërë nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë. Kjo e fundit kishte kërkuar shpalljen antikushtetuese të gjithë procesit.

 

Po ashtu, ishte kërkuar edhe verifikimi i kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë për zgjedhjet.

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, Kushtetuesja vendosi në 9 korrik që të marrë opinionin e “Venecias” e cila nga ana e saj pritet ta shpalle atë në muajin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *