Gazetarja e njohur Sonila Meço ishte e ftuar e parë e show-t më të ri në Vizion Plus “2984” të moderuar nga komediani Albano Bogdo.
Nuk kishte si të mungonin pyetjet thumbuese edhe ëpr aktualitetin në Shqipëri. Pyetjes së Albanos se përse i djegin karriget deputetët e opozitës, Meço tha se askush nuk duhet të bëhet merak, se deputetët do t’i paguajnë vetë karriget.
Pjesë nga biseda:
Bogdo: Ka ndonjë efekt kjo djegia e karrigeve nga opozita?
Meço: Global jo.
Bogdo: Se ata i djegin kot se nuk ka për të ndodhur asgjë.
Meço: Kjo është e vërtetë. Por mos u bëj merak se ata do i pagujanë vetë karriget.





