Për të gjashtën javë me radhë aktivistë nga radhët e shoqërisë civile, studentë si dhe qytetarë të ndryshëm protestaun kundër vaksinimit me detyrim.

 

Ata u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa u kërkuan prindërve që t’i mbrojnë fëmijët, pasi, sipas tyre, do të kthehen në eksperiment për aplikimin e vaksinës Pfizer.

 

“Edi Rama ka qenë në OKB dhe ka thënë që brenda 10 muajve do të vaksinojë të gjithë popullsinë e Shqipërisë, shefi i Pfizer ka ardhur në Shqipëri dhe është shumë i impenjuar që ti mbushë mendjen FDA-së për të bërë vaksinimin e detyrueshëm të fëmijëve.Pse erdhi Bourla në Tiranë? Pikërisht ky burrë ka ardhur në Tiranë, ka kohë ai për turizëm? Pse ka ardhur këtu ai dhe çfarë takimi ka bërë me të Edi Rama në Nju Jork. Rama i është ofruar si pronar i një rezervuari kaviesh, ku fëmijët e Shqipërisë do të shërbejnë si test për vaksinën, i vetmi kryeministër në botë që mund ta bëjë këtë është kryeministri ynë”, u shpreh avokati Altin Goxhaj.

 

Të vendosur për ta çuar deri në fund kauzën e tyre, tubuesit ftuan studentët e pavaksinuar që t’i bashkohen protestës nëse nuk do lejohen të futen në auditor nga universitetet.

 

Në fund, protestuesit marshuan si çdo herë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *