Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur t’iu përgjigjet pyetjes së qytetarëve se pse bëri koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013.

Ai ka publikuar edhe një video të bërë më 3 maj të 2013, teksa bënte thirrje që të votoheshin menjëherë Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare.

Meta theksoi se në 2013 ishte ai që e detyroi kryeministrin që t’i votonte në Kuvend këto ligje.

“Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”. Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:  Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro  Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro  Reforma Parlamentare me 108 vota pro.

Mes të tjerash, kreu i shtetit i drejtohet kryeministrit që t’i lërë mashtrimet dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *