Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi i dha fund bllokimit prej 8 orësh te seancës plenare dhe hodhi ne votim vendimet e parashikuara ne rendin e ditës, pavarësisht se opozita kishte bllokuar foltoren.
Votimi i dha fund edhe ngujimit te opozitës ne sallën e parlamentit dhe kryetari i PD Lulzim Basha e cilësoi atentat mënyrën si u drejtua kjo seance plenare.
“Paqja sociale është e rrezikuar dhe opozitës i lind detyrimin t’u beje thirrje shqiptareve te marrin parlamentin ne dorën e tyre.”
Po çfarë e tensioni një seance qe duhet te ishte rutine pasi ne rendin e ditës ishte ngritja e Komisionit te Reformës Zgjedhore, për te cilin palët kishin rene dakord me herët.
Demokratet kërkuan qe te zhvillohej debat për kete çështje, ndërsa socialistet dhe LSI duke iu referuar precedentëve kërkuan thjesht votim. Per shkak te këmbënguljes se PD, PS dhe LSI pranoi debatin, por ne seance tjetër.
Ky bashkim votash mes socialisteve dhe LSI solli reagimin e ashpër te liderit te opozitës Lulzim Basha.
Basha refuzoi te largohej nga foltorja ne përfundim te fjalës dhe per këtë shkak, kryeparlamentari Ruci vendosi përjashtimin e kryetarit te Partisë Demokratike.
Seanca u ndërpre disa here dhe Ruci lajmëroi edhe nje pushim prej 5 orësh, por demokratet u ngujuan ne sallën e seancave plenare. Pavarësisht protestës se PD, komisioni per reformën zgjedhore dhe debati per zgjedhjet do te zhvillohet te enjten e ardhshme.





