Subscribe

Partia Socialiste depozitoi këtë të mërkurë në SPAK një tjetër kallëzim ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit për çështjen e 21 janarit.

 

Materiali audio i bërë publik në media, për sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri tregon qartë se vrasjet u urdhëruan nga lart dhe u përgatitën me gjakftohtësi.

 

DAMIAN GJIKNURI – SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PS

Dialogjet e bëra publike midis ekzekutorëve, e tregojnë qartë se vrasjet u urdhëruan nga lart dhe u përgatitën me një gjakftohtësi kriminale, e cila nuk ka asnjë lidhje me ligjin për Gardën e Republikës! Ne e kemi drejtuar gishtin tek Sali Berisha menjëherë pas ngjarjes tragjike! Nuk besoj të ketë patur qytetar që në mos atë ditë, në ditët, javët e muajt pasues, të mos e ketë kuptuar se urdhëruesit e këtyre vrasjeve ishin Sali Berisha e Lulzim Basha.

 

Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri tha se faktet e reja nuk i janë nënshtruar hetimeve e gjykimeve të mëparshme e për këtë arsye vendimi i Gjykatës së Apelit të vitit 2013 për ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendi nuk qëndron.

 

FAKTOHET tashmë me audio se vrasjet janë kryer me dashje të drejtpërdrejt dhe jo nga pakujdesia, siç e konstatoi Gjykata e Apelit të Tiranës me vendimin e vitit 2013.

Përfshirja e ministrit Lulzim Basha në komunikim me radio rezulton e provuar katërcipërisht dhe ky fakt krijon dyshimin e bazuar se ndërhyrja e tij në lidhje të drejtpërdrejt me efektivin e Gardës është bërë me porosi e për të dhënë urdhrin nga Sali Berisha, i kallëzuari tjetër, si personi më i fuqishëm në atë kohë.

 

Në kallëzimin e depozituar Partia Socialiste akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Bashën dhe ish-komandantin e Gardës Ndrea Prendin për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.

 

Më herët ishte ministri Ulsi Manja ai që depozitoi një kallëzim me po të njëjtën akuzë në SPAK.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *