Subscribe

Pas kërkesës së opozitës, Taulant Balla tha se në javën e ardhshme do të shikohet vendimi i pjesëmarrjes në komisionet parlamentare.

 

Në një deklarate për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, Balla bëri edhe një thirrje për deputetët, që të jenë plotësisht të vaksinuar dhe të ruajnë distancën, ose në rast të mosvaksinimit të paraqesin një test negative anticovid.

 

“Unë mendoj se ju duhet të keni akses në zbardhjen e asaj që u diskutua në Konferencën e Kryetarëve. Ne diskutuam se si do të zhvillohen, aty prevaloi nga të gjithë nevoja e sensibilizimit, të shembullit që duhet të japin deputetet, të cilët duhet të kenë kryer vaksinimin. Kjo gjë ka marrë tashmë kohën e vet, unë kam ushtruar autoritetin tim, sic i kërkohet studentëve, mësuesve, dhe deputetët duhen. Ata që kanë kryer të dytën janë brenda afateve. Javës tjetër të gjithë të PS do jenë të vaksinuar, dhe të PD shpresoj që të jenë. Duke filluar nga java tjetër që mbledhjet të zhvillohen duke u respektuar distancat, cdo deputet duhet të deklarojë certifikatën. Kudo nuk mund të merret pjesë pa u vaksinuar. Koha që u fitua brenda kësaj jave ishte një kohë ku axhenda parlamentare ishte e tillë, kërkohej mirëkuoptim nga ana e PD. Unë e kuptoj se hallet brenda në shpi i shtyjnë të krijojnë problematika të panevojshme. Praktika online mendoj se është e mirë. Do tju bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD që të vijnë në mbledhje. Javës tjetër konferenca e kryetareve do ti japë dritën jeshile kalimin në mënyrë tradicionale të zhvillimit të mbledhjeve. Unë mendoj që për këtë cështje, në seancën e fundit kemi rënë dakord që pjesmarrja duhet të jetë me certifikatë vaksinimi. Apo në raste që mjeket nuk rekomandojnë vaksinimin por të jesh i pajisur me një test, është një rregull normal dhe kur fluturon me avion. Do i lutesha opozitës që ta respektpjë. Kam dëgjuar që nga PD do të ketë një sërë kërkesash, në lidhje me seancat dëgjimore por këto duhen planifikuar në kohë. Dëshira jonë është që kjo legjislaturë të nisë punë mbarë. Ajo që ne kemi frikë nga debati apo që Rama po i fshihet opozitës, duhet ti lemë pas. Mos të harrojmë punën e rëndësishme që ka Kuvendi. Të sjellin kërkesat, nuk kanë sjellë gjë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *