Subscribe

Jo vetëm si qarku, i cili prodhon më shumë mandate, 36 dhe është një nga përcaktuesit e fituesit të zgjedhjeve, por Tirana do të prodhojë edhe përballjen më të fortë të 25 Prillit.

Përveç se shumë nga të vjetrit e politikës në të dyja kahet do të sfidojnë njëri tjetrin, raporton Vizion Plus, brenda socialistëve do të luftohet për të mbajtur partinë dhe veten në pushtet.

 

ARBEN PELLUMBI

SEKRETAR ORGANIZATIV, DEPUTET PS

Asnjeri prej nesh nuk e ka vendin të garantuar. Të gjithë duhet të përpiqemi që të sjellim forcën tonë politike, trëndafilin në grusht që mund të ketë votat e nevojshme për të qenë fitues. Nga krahu tjetër gjithsecili përpiqet të ketë një votë preferencial, të tëra figurat e rëndësishme të PS, që kanë marrë shumë nga PS, në këtë herë të parë, që po votohet në këtë mënyrë, kemi detyrë që t’i kthejmë partisë gjithë besimin.

 

Ajo për cilën mazhoranca qeverisëse po përpiqet në qarkun e Tiranës është deputeti i 20-të, raporton Vizion Plus, pasi të 19-in sekretari organizativ i socialistëve dhe drejtuesi i njësisë dy në kryeqytet e quan të fituar.

 

ARBEN PELLUMBI

SEKRETAR ORGANIZATIV, DEPUTET PS

Ne kemi patur 18 në 34, tani që është 36, 18 për ne është kufi minimal. Objektivi maksimal është 20 dhe për këtë jemi duke punuar, e cila varet shumë edhe nga situata në të cilën do të zhvillohet procesi zgjedhor, sa njerëz do të marrin pjesë në zgjedhje, sesa qytetarët do ta mirëkuptojnë procesin politik edhe në kushtet e pandemisë.

 

Përtej mbajtjes së distancës ndaj akteve të dhunës përgjatë proceseve zgjedhore, në fakt janë vetë drejtuesit e partive, që përmes ligjërimeve nxisin pa-qetësi,veçanërisht te militantët e forcave kryesore politike.

 

ARBEN PELLUMBI

SEKRETAR ORGANIZATIV,  DEPUTET PS

 

Qytetarët, veçanërisht të Tiranës, janë të lodhur me incidente, ashpërsime, me demonstrata, shpresoj shumë mos t’i ketë këto, incidenti i presidentit është shumë i rëndë, jo në vetvete për ngjarjen, por që përfshihet kreu i shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *