Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi pas propozimeve të mazhorancës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi tha se në fakt PS propozon mbylljen e listave dhe se Edi Rama po bën propagandë.

 

“Edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”.  Sot doli zbuluar para çdo shqiptari! Nuk ka merakun së votës së qytetarëve, se nuk e ka patur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë! Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes.”

 

Opozita kundërshtoi këtë të premte propozimet e mazhorancës dhe bojkotoi edhe mbledhjen e Këshillit Politik. PD-LSI kërkojnë me ngulm ekspertizën e OSBE-ODIHR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *