Kuvendi ka miratuar me 74 vota këtë të enjte dy kanidaturat e PS për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhejve.

 

Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri do të jenë dy emrat e rinjë të PS në KQZ. I pari i cili u rikonfirmua pasi i kishte mbaruar mandati, ndërsa Rezarta Bitri do të marrë vendin që PS i kishte dhënë LSI gjatë kohës që ishin në koalicion.

 

Ndërsa sa i takon dy vendeve vakante të tjera, opozita ende nuk ka propozuar asnjë kandidaturë.

 

 

Me kete votim PS rimerr pas nje viti shumicen ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, shumice te cilen e humbi pas marreveshjes Rama-Basha. Por nga ana tjeter pavaresisht se balanca e numrave ruan raportin 4 me 3, Partia Demokratike mbetet vetem me nje anetar ne KQZ dhe kjo eshte nje prej arsyeve pse opozita e ka bojkotuar institucionin kryesor per administrimin e zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *