Subscribe

Mazhoranca zyrtarizon përpjekjet për të cuar para drejtësisë ish zyrtarët e lartë të qeverisjes së partisë demokratike, që sipas saj kanë kryer shkelje të renda me privatizimin e operatorit të shpërndarjes së energjsë nga kompania ceke, CEZ.

 

Kuvendi i Shqiperisë I kërkoi gjykatës së Tiranës që të shpallë mos kompetencën për të vendosur pushimin ose jo të dosjes CEZ.

 

Letra zyrtare drejtuar gjyqtarit Lazer Sallaku vjen menjeherë pas kërkesës së prokurorisë në gjykatë, për të mos vijuar hetimet mbi këtë cështje.

 

Por socialistët arsyetojnë se gjykata e Tiranës nuk mund ta gjykojë dosjen, pasi ajo duhet kaluar për ndjekje në prokurorinë dhe gjykatën e posacme antikorrupsion.

 

Këto të dyja janë funskionale që nga data 19 dhjetor dhe sipas mazhorancës, e kanë në kompetencë ti japin zgjidhje përfundimtare denoncimit të socialistëve.

 

Në kërkesë nënviziohet fakti se mazhoranca e majtë ngriti një komision hetimor privatizimin e operatorit të energjisë dhe gjetjet u dorëzuan në prokurori.

 

Ndërkohë që veprat penale për të cilat u bë padia, shperdorimi i detyres dhe ndikimi i paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike, sipas kodit penal janë kompetencë e SPAK dhe gjykatës antikorrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *