Subscribe

Më pak se 100 vetë janë përzgjedhur nga socialistët në mbyllje të aplikimeve për “Deputetin që duam”. Interesi më i madh për të qenë një nga kandidatët e mundshëm nën logon e Partisë Socialiste, është nga të rinjtë dhe kryesisht gra.

100 të parët do t’i nënshtrohen një tjetër faze përzgjedhëse, para se të vendoset se kush do të jetë në listën e 140 kandidatëve për deputet në zgjedhjet e Prillit.

 

ARBEN PELLUMBI

SEKRETAR ORGANIZATIV, DEPUTET I PS

Do të kalojnë në një proces tajnimi në bashkëpunim me fondacionet që bashkëpunojnë me PS për të gjykuar se cili prej tyre do të jetë në listën e përzgjedhur nga PS. Ka aplikime që nga mosha të reja, deri në njerëz të pjekur që kanë një karrierë të gjatë. Kemi plot edhe që aplikojmë nga jashtë Shqipërisë, pjesa më e madhe janë nga Greqia dhe Italia.

 

Përveç të dhënës që të gjithë pretendentët për t’u bërë pjesë e skuadrës së PS-së, kanë shfrytëzuar çdo formë të teknologjisë për një prezantim sa më konkurrues, arsyeja thuajse e njëjtë që kanë deklaruar në formular është.

 

ARBEN PELLUMBI

SEKRETAR ORGANIZATIV, DEPUTET I PS

“Shumica nuk janë të strukturave të PS, por vijnë nga shoqëria civile ose nga jeta në një fushë tjetër. Njerëz që nuk janë të angazhuar në PS, e gjejnë shumë mirë dëshirën e tyre për të dhënë diçka përmes PS.”

 

Më me prioritet do të shihen vajzat apo gratë.

 

ARBEN PELLUMBI

SEKRETAR ORGANIZATIV, DEPUTET I PS

Do të kemi një numër të konsiderueshëm shoqesh dhe grash që do të jenë pjesë e grupit tonë.

 

Përveç angazhimit, gjithnjë nëse do të konkretizohet, për të freskuar listën e kandidatëve për deputetë me emra të rinj, që përveç dëshirës nuk kanë asnjë kontribut tjetër në Partinë Socialiste vijon vlerësimi nga anëtarësia për deputetët, ministrat dhe kryetarët e bashkive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *