Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mbështesë përzgjedhjen e nënkomisionit të posaçëm për votimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

 

Vendimi u mor në mbledhjen e mëngjesit të kësaj të hëne. Seanca plenare do të zhvillohet këtë të enjte dhe të gjitha votat e deputetëve socialistë do jenë në mbështetje të kandidatëve të përzgjedhur.

 

Në mbledhjen e grupit, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin tek situate e punësimeve në vend. Ai ka thënë se punësimi është problem kryesor i shqiptarëve dhe nuk duhet anashkaluar. Sipas tij, e rëndësishme është përzgjedhja e njerëzve të duhur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *