Subscribe

Partia Socialiste ka paralajmëruar se do te beje kallëzim penal ndaj kryetarit te Partisë Demokratike Lulzim Basha ne lidhje me çështjen e kontratave qe PD ka nënshkruar me kompanitë e lobimit ne Shtetet e Bashkuara.

 

Kjo lëvizje e maxhorances u be publike nga numri dy i PS Taulant Balla, por lideri i opozitës Basha theksoi se nuk i druhet asnjë hetimi.

 

Per here te pare PD ka sqaruar pse këto kontrata nuk janë përfshire ne deklarimin qe Partia Demokratike ka bere pranë Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Bashkëkryetari i Komisionit te Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi, ka sqaruar se këto shpenzime te PD do te bëhen publike ne fillim te vitit 2018 ne përputhje me parashikimet e ligjit per partitë politike.

 

Pak dite me pare dite me pare Prokuroria e Tiranës nisi procesin e verifikimit ne lidhje me çështjen e kontratave te nënshkruara nga PD dhe burimet e financimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *