Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar një krim zgjedhor furgonin të mbushur me ndihma në Berat, që, sipas PD, do t’iu shpërndaheshin për fushatë qytetarëve nga Partia Socialiste.

Kreu i shtetit ka kërkuar hetim urgjent, ndërsa i ka bërë thirrje SPAK që të nisë pa vonesë hetimet.

“TURP! TURP! TURP! Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor! TURP! TURP! TURP! Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor! U bëj thirrje SPAK, Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet! Duhet të ishte Policia, që sot, të kapte në flagrancë autorët e këtij krimi zgjedhor! Nëse Policia do vazhdojë të flejë gjumë, të jetë e sigurt se populli i Beratit dhe i gjithë Shqipërisë do të jetë syçelët deri më 25 Prill në mbrojtje të demokracisë dhe të shtetit ligjor.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *