Subscribe

Partia Socialiste eshte e gatshme per nje reforme zgjedhore konsensuale. Bashkekryetari socialist I komisionit të posacëm për reformën elektorale, Damian Gjiknuri deklaron se ka ende kohë që rregullat e përbashkëta të garës zgjedhore të miratohen së bashku me Partinë Demokratike.

 

DAMIAN GJIKNURI

 

BASHKEKRYETAR I KOMISIONIT TE REFORMES

 

“Natyrshëm që ka kohë. Ne jo më kot nuk I kemi miratuar këto drafte në komision, pra I kemi lënë të gatshme për cdo lloj komenti dhe propozimi të opozitës dhe njëkohësisht jemi të hapur që të gjejmë cdo lloj forme dialogimi me komisionin e reformës zgjedhore që ata e shikojnë të përshtatshme dhe gjithmonë me ekspertizën e ODIHR.  Do të thotë që nëse propozimet e PD bëjnë sens dhe janë në përputhje me standartet e ODIHR, ne jemi të gatshëm ti pranojmë dhe ti përfshijmë në draftet e kodit zgjedhor dhe pse jo të kemi një reformë të gjithë pranuar nga pjesa më e madhe e palëve politike.”

 

Deri më tani, komisioni ka shqyrtuar 3 drafte të hartuara nga ekspertët, të cilat vendosin në zbatim të gjitha rekomandimet që ka bërë OSBE-ODIHR.

 

Këto amendamente sjellin disa risi të mëdha në procesin e administrimit të zgjedhjeve sic është largimi I militantëve partiakë nga votimi e numërimi, duke I zëvendësuar me nëpunës civilë apo edhe me njerëz të tjerë. Pikërisht për këtë arsye ndryshimet në kodin zgjedhor duhen miratuar sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

 

“Do të thotë që një numër I lartë njerëzish, une besoj jo më pak se 20 mijë komisionerë potecialë duhet të trajnohen gjatë një periudhe minimalisht 6 mujore pra normalisht unë mendoj që ky kod duhet të miratohet patjetër në pranverën e 2020 me qëllim që ti lihet më shumë se sa një vit kohë implementimit në mënyrë që ne të kemi një infrastrukturë zgjehdore dhe një administratë zgjedhore të përgatitur për të menaxhaur proceset zgjedhore ashtu sic ne të gjithë kërkojmë”

 

Në janar komisioni do të nisë diskutimin për sistemin zgjedhor dhe opozita parlamentare ka propozuar ndryshimin e tij nga system proporcional rajonal në sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. Edhe pse mazhoranca është e hapur për të diskutuar rreth kësaj cështje, qëndrimi I socialistëve nuk ka ndryshuar

 

 

“Sistemi aktual nuk është I keq dhe problemet nuk vijnë nga sistemi zgjedhor. Është absurditet të mendosh që një formulë e përkthimit të votive në mandate është problem I zgjedhjeve në Shqipëri.”

 

 

Gjiknuri hedh poshtë pretendimet se ky është sistemi që iu jep më shumë pushtet kryetarëve të partive.

 

 

 “Në të gjitha sistemet zgjedhore në Shqipëri autoriteti I liderëve ka qenë I fortë, së dyti dua të theksoj një gjë që edhe po të marrësh  sisteme të tjera qoftë proporcionalin kombëtar, qoftë cdo lloj forme tjetër të aplikuar bazuar në rezultatet e 2017, do të kemi gati të njëjtën pasqyrë politike në parlament, pra po ato numra me ndryshime shumë të vogla, një ose dy mandate. Do të thotë që nuk ka deformim të vullnetit të shqiptarëve në prodhimin e mandateve. Autoriteti I liderëve partiakë vjen më shumë nga rregullat e brendshme në parti. Demokratizimin e partive shqiptare dhe nuk ka të bëjë shumë me sistemin zgjedhor.”

 

 

Opozita parlamentare, por edhe aleatët e pd kërkojnë që sistemi të ndryshojë duke këmbëngulur tek listat e hapura; por deri më tani dy partitë e mëdha ps e pd edhe pse kanë pranuar të diskutojnë rreth kësaj teme nuk e shohin problemin e zgjehdjeve tek sistemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *