Partia Socialiste reagoi menjëherë ndaj akuzave te selisë blu.

 

Deputetja Elisa Spiropali tha ne emër te mazhorancës se “Shqipëria 1 euro” ishte slogan i liderit të saj!

 

“Le t’i kërkojë edhe një rast të vetëm deri sot kur qeveria shqiptare ka dhënë tokë shtetërore a private me 1 euro në bregdet për një individ me emër e mbiemër! – thekson Spiropali.

 

Sipas mazhorancës, nuk është mirë që zonja Tabaku të vajtojë për pronarët, se atë që u bëri pronarëve e pronave në këtë vend partia e saj, s’ia ka bërë e s’ia bënte dot asnjë pushtues i huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *