Partia Socialiste e quan abuzim qëndrimin e opozitës mbi procesin e negociatave për kapërcimin e krizës politike. Në një njoftim shpërndarë mediave, theksohet se është mirëpritur çdo angazhim dhe asistencë e partnerëve ndërkombëtarë.
“Partia Socialiste shpreh keqardhjen për abuzimet mediatike të të ashtuquajturit koalicion opozitar, me një proces shumë serioz dhe delikat përpjekjesh për ta kthyer Partinë Demokratike në rrugën e arsyes. Angazhimi në këto përpjekje edhe i partnereve strategjikë amerikanë, pas ezaurimit të të gjitha përpjekjeve të miqve e partnerëve evropiane të Shqipërisë (dhe të vetë PD-së), është mirëpritur dhe konsiderohet prej nesh si mundësia e fundit për Partinë Demokratike për të hequr dorë nga shantazhet e rrugës dhe për t’u kthyer në rrugën e garës demokratike. ”
PS nënvizon se mbështet përpjekjet me qëllim përfshirjen e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Por, duke përcaktuar edhe një afat, atë të nisjes së fushatës zgjedhore.
“Partia Socialiste e mbështet fuqimisht këtë përpjekje të fundit dhe do të presë me durim, duke shpresuar deri në sekondën e rënies së gongut të fushatës zyrtare, për një rezultat pozitiv në funksion të përfshirjes së PD-së në zgjedhje. Për Partinë Socialiste, rezultat pozitiv do të thotë garanci si asnjëherë për opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, në respekt të Kushtetutës, ligjit, interesit të qytetarëve shqiptarë dhe sugjerimeve dashamirëse të partnerëve tanë ndërkombëtare. Filozofia e Partisë Socialiste, e mishëruar në programin e në betejën e përditshme të qeverisë sonë për të bërë shtet, nuk përjashton askënd dhe për asnjë arsye. Rregullat e bashkëjetesës demokratike, nuk vlejnë vetëm për qytetarët, por edhe për partitë politike. Asnjë parti politike dhe as të gjitha partitë politikë se bashku, nuk mund të pretendojnë as të dalin mbi këto rregulla, e as të bëjnë pazare me këto rregulla. Përkundrazi, PS beson, se duhet të jetë forca e shembullit në përpjekjen për të bërë shtet dhe jo shembulli i forcës që thyen rregullat që asnjë qytetari nuk i lejohet të thyejë.”
Shqipëria Europiane për Partine Socialiste nuk është slogan, por një shtet dinjitoz, ku askush nuk është mbi Kushtetutën dhe ligjin, thuhet në deklaratë.
Qëndrimi i selisë rozë, vjen në një moment kur kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për dialog me opozitën, brenda të gjitha përcaktimeve ligjore dhe kushtetuese.
Ja reagimi i plotë i Partisë Socialiste:
Deklarate e Partise Socialiste Partia Socialiste shpreh keqardhjen per abuzimet mediatike te te ashtuquajturit koalicion opozitar, me nje proces shume serioz dhe delikat perpjekjesh per ta kthyer Partine Demokratike ne rrugen e arsyes.
Angazhimi ne keto perpjekje edhe i partnereve strategjike amerikane, pas ezaurimit te te gjitha perpjekjeve te miqve e partnereve europiane te Shqiperise (dhe te vete Partise Demokratike), eshte mirepritur dhe konsiderohet prej nesh si mundesia e fundit per Partine Demokratike per te hequr dore nga shantazhet e rruges dhe per t’u kthyer ne rrugen e gares demokratike.
Partia Socialiste e mbeshtet fuqimisht kete perpjekje te fundit dhe do te prese me durim, duke shpresuar deri ne sekonden e renies se gongut te fushates zyrtare, per nje rezultat pozitiv ne funksion te perfshirjes se PD-se ne zgjedhje. Per Partine Socialiste, rezultat pozitiv do te thote garanci si asnjehere per opoziten ne zgjedhjet e 18 qershorit, ne respekt te Kushtetutes, ligjit, interesit te qytetareve shqiptare dhe sugjerimeve dashamirese te partnereve tane nderkombetare.
Filozofia e Partise Socialiste, e misheruar ne programin e ne betejen e perditshme te qeverise sone per te bere shtet, nuk perjashton askend dhe per asnje arsye. Rregullat e bashkejeteses demokratike, nuk vlejne vetem per qytetaret po edhe per partite politike. Asnje parti politike dhe as te gjitha partite politike se bashku, nuk mund te pretendojne as te dalin mbi keto rregulla, e as te bejne pazare me keto rregulla.
Perkundrazi, Partia Socialiste beson, se duhet te jete forca e shembullit ne perpjekjen per te bere shtet dhe jo shembulli i forces qe thyen rregullat qe asnje qytetari nuk i lejohet te thyeje. Shqiperia Europiane per Partine Socialiste nuk eshte sllogan, po nje shtet dinjitoz, ku askush nuk eshte mbi Kushtetuten dhe ligjin.