Amfiteatri i Liqenit u mbush sot pasdite me mijëra socialiste qe festuan 28 vjetorin e krijimit te partisë së tyre.

 

Nën tingujt e muzikës dhe me flamujt kombëtarë në sfond, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kandidati për një mandat të dytë, Erion Veliaj, vuri në dukje sjelljen e opozitës në protestat e fundit.

 

Veliaj u kërkoi socialisteve qe te bindin edhe demokratët të votojnë në 30 qershor.

 

Në mbyllje të fjalës, deputetët socialistë të Tiranës u mblodhën në podium duke deklaruar se ne zgjedhjet e 30 qershorit do te shënojnë një fitore edhe me te thelle se ajo e katër viteve me pare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *