Edhe pse autoritetet franceze kanë vendosur pezullinmin dhe rishikimin e ligjit  te sigurise, i cili ndalonte publikimin i filmimeve të policisë gjatë detyrës, mijëra protestues ndezen parisin duke pretenduar se ende po kercenohen te drejtat e lirite  e tyre.

 

Protestuesit u përplasën me policinë duke hedhur fishekzjarre, kapsolla dhe objekta të forta. Autoritetet u kundërpërgjigjen me gazë lotsjellës ndersa  arrestuan 22 persona.

 

Protestuesit i vunë flakë dhe disa automjeteve duke mbushur rrugët e kryeqytetit me tymë të zi.

 

Nderkohe presidenti Emmanuel Macron, në një  intervistë televizive siguroi se te drejtat nuk do te cenohen pasi Franca nuk është as Hungaria dhe as Turqia .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *