Subscribe

Mijëra qytetarë shqiptarë i janë përgjigur thirrjes së presidentit Ilir Meta për të protestuar kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Shumë prej protestuesve kanë mbërritur nga rrethet, teksa një pjesë e mirë janë organizuar nga partitë politike opozitare jashtë parlamentare. Ndërkohë, pjesë e protestës janë edhe grupe të ndryshme me qytetarë të cilët kanë protestuar vitet e fundit kundër qeverisë, si banorët e Astirit dhe një pjesë e aktorëve të Teatrit Kombëtar.

 

Protestuesit mbajnë në duar flamuj kuq e zi dhe lule mimoza, sikundër kishte kërkuar presidenti Meta.

 

Disa personazhe publikë priten të flasin gjatë protestës, ndërsa në fund fjalimin përmbyllës do të ketë kreu i shtetit.

 

Zëdhënësi i Metës paralajmëroi firmosjen në Bulevard të një dekreti të rëndësishëm, por pa dhënë detaje të tjera.

 

Policia e Shtetit ka marrë masa të forta për ruajtjen e rendit dhe sigurisë duke angazhuar mbi 1000 efektivë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *