Subscribe

Edhe këtë të enjte parlamenti u detyrua ta zhvillonte seancën i rrethuar nga militantët e opozitës.

 

Ndonëse Lulzim Basha nuk ndodhej në Tiranë, protesta vijoi ashtu sic ishte lajmëruar.  Tubuesit mbanin pankarta në duar dhe flamuj kombëtar, ndërkohë që në disa raste ata tentuan të canin kordonin e policise.

 

Disa nga protestuesit hodhën kapsolla dhe tymuese drejt unifrimave blu, por policia këtë herë nuk iu përgjigj me gaz lotsjellës.

 

Drejtues të forcave të rendit i bënë thirrje me megafon krereve te opozitës qe të mbanin  nën kontroll jerëzit dhe të ndërprisnin veprimet e dhunshme.

 

Ndërkohë Basha nga Brukseli bëri të ditur se po ndiqte protetën përmes rrejeteve sociale.

 

Në krye të protestuesve ishin drejtues të  tjerë të PD si dhe ata të LSI dhe forvave aleate.

 

Pas tensioneve të herëpashershme, ish deputetët e opozitës u ulën në shesh përballë policëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *