Vetëm një ditë  pas protestës së fermerëve në Athinë , këtë  të enjte  janë ngritur edhe bletërritësit.

Rreth 40 kamionë me dhjetëra koshere bletësh janë rreshtuar në sheshin Sintagma pranë parlamentit. Ndërsa 2000  bletërritës protestuan me tymuese në duar.

Ata kërkojnë subvencione nga shteti, kredi të buta, rimbursim të karburantit, por edhe sanksione dhe kufizime të importit të mjaltit që hyn nga Kina dhe Turqia me kosto më të ulët.

Qeveria thotë se ka pak hapësira për t’i plotësuar kushtet  e tyre , por  iu ka  premtuar se   këto kërkesa  do t’i transferojnë  në Bruksel, atje ku edhe vendoset sasia e ndihmave dhe subvencioneve europiane për çdo produkt të prodhuar  nga fermerët europiane. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *