Protesta e studenteve vijoi edhe kete te premte.

 

Ndonëse më të pakte ne numer,  të rinjtë u mblodhën sërish para kryeministrisë, duke thënë se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre, pavarësisht shiut dhe temperaturave të ulëta

 

Disa nga studentët e kanë kaluar gjithë natën në bulevard. Ata u ndihmuan nga qytetarë të ndryshëm që u zollën batanije, cadra  si dhe ushqim.

 

Studentet thonë se nuk do te dorëzohen dhe do te vazhdojne protestën derisa kushtet e tyre te plotësohen nga qeveria.

 

Prej afro dy javësh të rinjtë mungojnë në auditore, por protestuesit thonë se kanë mbështetjen e pedagogëve për këtë cështje, pasi kërkesat e tyre janë të drejta.

 

Në orët e drekës të rinjtë kërkuan një seance e jashtëzakonshme te parlamentit ditën e shtunë, për te diskutuar ceshtjen e tyre.

 

Por nderkohe kryeministri Rama ne nje postim ne instagram, perseriti thirrjen per dialog me studentët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *