Opozita do të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare ditën e hënë në orën 18:30.

 

Vendimi u mor pas mesnatës në mbledhjen që kreu demorkat zhvilloi me forumet drejtuese të PD dhe ato të opozitës së bashkuar.

 

Sipas Bashës opozita do të jetë e palëkundur në aksionin e qëndrimin e saj për largimin e qeverisë.

 

“Në këtë orë të vonë të natës dua t’ju kujtoj vendimin unanim të forumeve drejtuese të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar për të thirrur një protestë kombëtare ditën e hënë në orën 18 e 30, në përgjigje të vendosur të dhunës shtazarake të regjimit kriminal të Edi Ramës dhe të palëkundur në qendrimin tonë për të larguar qeverinë e krimit.”, tha Basha.

 

Basha u bëri thirrje qytetarëve që t’I bashkohen opozitës në protestën e të hënës pasi sipas tij, ajo do të jetë një grusht vendimtarë ndaj klikës kriminale.

 

“Ndaj, askush mos të mungojë ditën e hënë në orën 18.30, ti japim një grusht vendimtarë klikës kriminale. Dhe nesër në orën 11.00 ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, të na bashkohen në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *