Edhe këtë të dielë, mijëra njerëz kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit bjellorus duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Lukashenko. Mbështetësit e opozites vijojnë demonstratat qe nga 9 gushti.

 

Protestuesit, shumica prej tyre gra, u përleshën me policinë e cila më pas u bllokoi rrugën dhe arrestoi më shumë se 300 prej tyre.

 

Edhe aktivistja 73 vjeçare e opozitës Nina Baginskaya e cila është bërë ikonë e lëvizjes gjendet në paraburgim. Skenat e dhunës nga autoritet janë të përsëritura dhe kanë ngritur shqetësimin për cnimin e lirive të qytetarëve.

 

Goditja e Presidentit Lukashenko ndaj protestave ka bërë që Bashkimi Europian të shqyrtojë sanksione të reja kundër qeverisë së tij. Presidenti, i cili ka drejtuar Bjellorusinë për 26 vjet, thotë se protestuesit po mbështeten nga fuqitë e huaja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *