Pas publikimit të videos dhe deklaratës zyrtare që vrasja ndodhi aksidentalisht, shefi i policisë dhe oficerja që qëlloi për vdekje 20-vjeçarin me ngjyrë në Mineapolis, dhanë dorëheqjen.

 

Por me sa duket edhe ky hap nuk ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fund trazirave që kanë filluar qe prej të dielës. Për të tretën dite me radhë, qindra protestues mbushën rrugët e qytetit amerikan për të protestuar për vrasjen e të riut, Daunte Wrigh.

 

Policia u përpoq të shpërndante tumën me argumentin që këto organizata janë ta paligjshme dhe se shkelin ligjin që parandalon grumbullimet. Por protesta u përshkallëzua ne përplasje, pasi protestuesit hodhën fishekzjarr dhe sende të forta ndaj  oficereve.

 

Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërsa ka arrestuar mbi 60 persona .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *