Protestat në Irak kanë bërë që kryeministri i Irakut, Abdul Mahdi për të kthyer situatën normale në vend të premtojë se disa nga kërkesat e tyre do të realizohen në ditët në vazhdim.

 

“Protestat na kanë ndihmuar dhe do të ndihmojnë që t’u bëjnë presion grupeve politike dhe qeverisë… për reforma dhe që ndryshimet në ndodhin. Megjithatë, protestuesit duhet të lejojnë që në vend të kthehet jeta normale, gjë e cila do të çonte në legjitimimin e kërkesave të protestuesve”.

 

Ndërkohë dhjetëra mijëra persona kanë marrë pjesë në disa protesta këtë muaj në Irak, në kërkim të vendeve të punës, dhënien fund të korrupsionit dhe shërbimeve më të mira.

 

Kryeministri i Irakut po ashtu përmes deklaratës tha se reformat e reja në sistemin zgjedhor do të bëhen publike “në ditët e ardhshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *