Subscribe

Protesta e opozitës është zhvendosur nga Parlamenti tek Drejtoria e Policisë.

 

Pas më shumë se tre orësh para Parlamentit ku nuk munguan edhe përplasjet me policinë, protestuesit e opozitës marshuan drejt Drejorisë së Policisë për të kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar në protestën e 16 marsit.

 

Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi, sekretari I Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi si dhe ish-deputetët Ervin Salinaji dhe Flamur Noka kanë kërkuar që të hyjnë në Drejtorinë e Policisë.

 

Ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur pranë drejtorisë së Policisë dhe janë vendosur në gadishmëri.

 

Në mbështetje të forcave të policisë janë vendosur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *