Gjykata e Tiranës pushoi një nga procedimet për protestat e kryera në Unazën e Re. I proceduar ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

 

Ka qenë vetë prokuroria që shkoi në gjykatë me kërkesën e pushimit të hetimeve për organizim dhe tubim të paligjshëm.

 

Policia e Tiranës procedoi penalisht Balliun, por edhe Lulzim Bashën, Flamur Nokën, Enkelejd Alibeajn, Ervin Salianjin dhe Genc Pollon për një protestë të dhunshme të mbajtur në 2019. Klevis Balliu u mbajt edhe nën arrest.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *