Degradon në përleshje të dhunshme me policinë, protesta e sindikatave të punëtorëve dhe grupeve studentore e mbajtur këtë të martë në rrugët e Parisit. Mijëra demonstruesit pushtuan rrugët, pasi refuzojnë reformën e punës, e cila parashikon nder te tjera dhe reduktimin e bonuseve për orët jashtë orarit. Pak pas nisjes së tubimit një grup të rinjsh të maskuar goditën me sende të forta forcat e rendit duke sjellë përshkallëzimin e situatës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i uniformave blu që kanë përdorur dhe gaz lotsjellës. Nga përplasja janë lënduar të paktën 26 persona, mes tyre edhe policë. Forcat e rendit, ndërkohë kanë arrestuar 15 tubues, të cilët iu përgjigjën dhunshëm thirrjes së policëve për t’u shpërndare. Kjo është demonstrata e radhës e punëtorëve, të cilët janë kundër reformës së punësimit, te mbështetur fuqishëm nga presidenti Holond, e cila ul pagesat jashtë orarit për punonjësit si dhe sjell ndryshim në kodin e punës, duke i krijuar lehtësira pronareve të bizneseve private për pushimin nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *