Mijëra qytetarë dhe aktivistë kane marre pjese në protestat masive qe vazhdojnë për të tretën ditë në kryeqytetin e Argjentinës. Tubimet mbahen në përkujtim të zhdukjes së një aktivisti një muaj më parë.

 

Dhjetëra protestues u përleshën dhunshëm me policinë në Buenos Aires. Ndërsa policia ka reaguar ashpër, duke goditur me shkopinj gome.

 

Mijëra njerëz nga shoqatat e të drejtave të njeriut pushtuan sheshin jashtë pallatit presidencial, duke mbajtur pankarta me mbishkrimet: Ku është Santiago Maldonaldo. Protestuesit fajësojnë autoritetet për zhdukjen e tij.

 

Vëllai i Maldonaldo, akuzon qeverinë e krahut të djathtë të Mauricio Macri se po fsheh zhdukjen e vëllait të tij dhe nuk po lejon zhvillimin e hetimeve.

 

Aktivisti rezulton i zhdukur që më 1 gusht. Ai mori pjese ne protestën qe u zhvillua kundër qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *