Mijëra njerëz protestuan në Sllovaki pas vrasjes së gazetarit investigativ, Ján Kuciak dhe të fejuarës së tij, pavarësisht temperaturave jashtëzakonisht te ulëta.

 

Me pankarta në duar ku shkruhej “Stop mafias”, dhe me flamuj europianë, protestuesit, miq dhe gazetarë te 27-vjeçarit, mbushën sheshin e lirisë në qendër të Bratislavës.

 

Ndër të parët që mbërritën në shesh ishte presidenti i vendit, Andrej Kiska.

 

Gazetari 27 vjeçar u vra në shtëpinë e tij, rreth 60 kilometra në lindje të Bratislavës nga persona ende të panjohur.

 

Mediat shkruajnë se shkak I ekzekutimit të gazetarit dhe të fejuarës së tij, është bërë një hetim i Ján Kuciak muajt e fundit mbi lidhjet e politikanëve me mafian italiane.

 

Sllovakia është në gjendje të jashtëzakonshme, pasi vrasja e gazetarit mund të sjellë një krizë shtetërore, që vendi nuk e ka parë prej 25 vitesh.

 

Investigimet e Kuciaks tregojnë, se mafia italiane, prej vitesh ka kryer aktivitete kriminal pa rënë në sy në Sllovaki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *