Përpara se pasaporta shëndetësore të marrë fuqi të plotë javën e ardhshme në Itali, zërat kundër kanë pushtuar qëndrat kryesore të qyteteteve më të mëdha duke protestuar vendimin e qeverisë.

 

Dhjetra persona u arrestuan në trazirat kaotike pranë ndërtesës së parlamentit ku pati përplasje të forta me autoritetet.

 

Mijëra njerëz kundërshtojnë detyrimin për tu vaksinuar apo për të paraqitur testet negative në të gjitha vendet e punës të sektorit publik dhe atij privat. E ashtuquajtura demonstratë e madhe komëbtare antifashitste ka nisur një ditë më parë dhe është planifikuar të vazhdojë edhe gjatë kësaj të diele.

 

Në sheshin e Popullit policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmat. Ndërsa protestuesit sulmuan autoritetet me mjete të forta. E njëjta situatë edhe në Milano si dhe disa qytetet të tjera.

 

Kryeministri Mario Draghi dënoi dhunën duke thënë se e drejta për të shprehur idetë nuk mund të degjenerojë kurrë në akte agresioni.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *