Jelekverdhët kanë pushtuar sërish kryeqytetin e Francës duke kundërshtuar politikat e presidentit Emmanuel Macron për të ashpërsuar masat kundër covid 19.

Në protestën masive janë bashkuar edhe punonjës të sistemit shendetësor të cilët nuk e miratojnë vaksisinimin me detyrim ndërsa kërkojnë përmirësim të kushteve të punës.  Ndërkohë për të tretën fundjavë me radhë, dhjetëra mijëra njerëz pushtuan rrugët e kryeqytetit austriak duke kundërshtuar vendimin e qeverisë mbi rikthimin e izolimit kombëtar.

Qeveria austriake është e para në Bashkimin Evropian që e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19, masë e cila pritet të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2022.

Edhe në Holandë, mijëra njerëz marshuan për të protestuar kundër masave të qeverisë.
Protesta kundër masave anti-covid janë mbajtur edhe në disa qytete gjermane. Qeveria federale vendosi kufizime strikte për personat e pavaksinuar, duke i ndaluar ata që të marrin pjesë në shumë ngjarje publike.

 

Protesta më e madhe u mbajt në Hamburg, ku rreth 5,000 protestues kundërshtuan masat.  Ndërsa në Romë, Milano, Bolonja dhe shumë qytete të tjera italiane protestat u përshkallëzuan edhe në përplasje me autoritetet. Qytetarët shprehen veçanërisht kundër pasaportës së gjelbër si dhe ashpërsimit të masave për menaxhimin e pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *