Subscribe

Mijëra qytetarë kanë dalë sërish në rrugë për të shprehur pakenaqësinë e tyre ndaj masave të vendosura për të parandaluar përhapjen  e pandemisë së koronavirusit.

Rrugët e qyteteve kryesore të Italisë, si Romë, Milano dhe Napoli, u mbushën me protestues te cilet kërkuan heqjen e kufizimive anti-COVID dhe hapjen e lokaleve e restorantëve.

Protesta u përshkallëzua në përplasje pasi demonstruesit u përpoqën të futeshin me forcë në sheshin e parlamentit në Romë, ndërsa hodhën sende te forta ndaj policisë. Sipas autoriteteve, dy policë mbetën të plagosur.

Ndërkohë pronarët e bizneseve të vogla bllokuan rrugen Milano-Napoli në Caserta duke krijuar trafik rrugor prej të paktën 1 km.

Qindra protestues mbushën edhe rrugët e Sarajevës në Bosnjë për te kerkuar doreheqjen e qeverise pasi sipas tyre nuk kanë menaxhuar mirë situatën e pandemisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *