Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për dhunën e ushtruar gjatë protestës së sotme ndaj shoqërisë civile në sheshin “Skënderbej”.

Në një postim në “Facebook”, kreu i demokratëve ka reaguar edhe për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të cilën e ka konsideruar një akt lufte të Ramës ndaj artit dhe popullit shqiptar.

“Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe, Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në #EuropeDay. Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur TK është vepra e tij. Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *