Opozita ka njoftuar se në vijim të aksionit të saj radikal do të protestojë të enjten pranë godinës se parlamentit.

 

Një rëndësi të veçantë në këto protesta ka edhe  Forumi Rinor i PD-së, që drejtohet nga Belind Këlliçi.

 

Këlliçi ka qenë kërë të mërkurë në edicionin e lajmeve në Vizion Plus ku ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rolin e tyre në protestë.

 

Në fjalën e tij kreu I FRPD-së është shprehur se të rinjtë nuk dalin për të protestuar për dhunë, përkundrazi. Gjithashtu ai është shprehur se ato nuk ndodhen aty për të rrëzuar Edi Ramën dhe pë rtë vënë kryeministër Lulzim Bashën, por për të rrëzuar një sistem që ka marrë fund dhe për të shërbyer të ardhmes së tyre.

 

Beteja juaj më e fundit mesa kam informacion është lirimi i disa militantëve dhe forumit tuaj. Pse është kjo kërkesë?

 

Ne kërkojmë lirimin  etyre pasi  vetëm pak para pak orësh është marrë një prej studentëve më të mirë që ne kemi, një prej anëtarëve më të mirë Vilson Kulemane, student në Fakultetin e Ekonomisë, një prej djemve që në protestën e 16 marsit para parlamentit ka qenë duke tërhequr pikërisht në atë kallzim penal që ka bërë sot PD-ja. Ai ka qenë duke tërhequr persona të lënduar nga helmimi masiv nga Policia e Shtetit, për ti dërguar pranë ambulancave nuk kryer asnjë akt dhune dhe asnjë gjest që ka shkelur ligjet e shtetit ndërkohë që është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Për ti dhënë një mesazh jo vetëm atyre të PD-së por të gjithëve atyre të rinjve që dalin për të protestuar që ky shtet të arreston nëse ti del dhe proteston për të drejtat e tua për kauzën që beson.

 

Në protestat e opozitës Këlliçi ka pasur edhe element  të dhunës, të paktën nga shumica por edhe nga faktori ndërkombëtar është cilësuar si e tillë një aspekt i protestave. A ka pasur mes sulmuesve te dyert e kryeministrisë anëtarë të forumit rinor të PD-së?

 

Unë e them me përgjegjësi të plotë që jo, përkundrazi ne kemi pasur kordonin në të gjithë protestat që janë organizuar, keni parë kordon me 300 të rinj të PD-së të FRPD-së që kanë qenë me shenjë dalluese me shirit të bardhë në krah që kanë qenë të vendosur para forcave të rendit për ti dhënë një mesazh të qartë të gjithë turmës dhe qytetarëve që nuk e kemi luftën me forcat e rendit dhe me policët e shtetit, pasi ato nuk mund të preken dhe të dëmtohen. Protesta jonë është paqësore, keni parë që vajza të forumi tonë i kanë dhuruar lule oficereve femra të policisë, keni parë anëtarë të tjerë të rinj të cilët kanë ndezur qirinj para parlamentit në shenjë simbolike që ky parlament vdekur dhe gjatë gjithë kohës thirrje për paqe. Të rinjë nuk dalin për dhunë, nuk dalin aty për të rrëzuar Edi Ramën, për të sjellë Lulzim Bashën kryeministër por dalin për të rrëzuar një sistem dhe për ti hapur rrugë të ardhmes së tyre. Sot të rinjtë 45 % e tyre janë të papunë janë 110 mijë të rinj që kanë lënë vendin në këto pesë vite, dhe sigurisht që ka një formulë më të mirë le të ikë Rama dhe të rrinë 500 mijë shqiptarët që kanë lënë Shqipërinë këto 5 vite. Protesta e neserme do të jetë e paqme, ne kemi bërë thirrje çdo drejtues dhe funksionar i PD-së ka bërë thirrje për një protest paqësore. Do të mblidhemi për një protest paqëse në orën 10:00 para parlamentit, si çdo seancë për protest.

 

A do të jetë nesër Lulzim Basha i pranishëm?

Për momentin vetëm mundet që të konfirmoj se zoti Basha ndodhet në Bruksel, në asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane,  një aktivitet I rëndësishëm. E rëndësishme është që të enjten do të jenë mijëra qytetarë para parlamentit për të protestuar dhe për të vijuar mbrojtjen e kësaj kauze madhore që I hap rrugë integrimit të Shqipërisë.

 

A është e vështirë që të mbledhësh të rinjtë në protest në kohën, që I lajmëron dhe i frymëzon se nesër do të bie qeveria do të largohet Edi Rama nga zyra?

 

Nuk është ky frymëzimi, dhe nuk është kauza me të cilët ne kemi thirrur të rinjtë, por ato janë thirrur nëse kanë probleme me tarifat e edukimit, dhe sigurisht që I janë përgjigjur dhe kanë ardhur. Nëse ato kanë probleme me papunësinë e tyre, kanë probleme familjare, nëse prindërit e tyre janë të papunë, nëse e shohin se e ardhmja e tyre është më e zymtë se kurrë u kemi bërë një tezë për të ardhur në protestën që kauzën kryesore ka zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për tu bashkuar me PD-në dhe opozitën e bashkuar. Në asnjë moment nuk u kemi thënë që hajdeni nesër se do të rrëzohet Edi Rama. Ne kemi dhënë mesazhe të qarta që këto protesta janë masive sikundër e kanë treguar janë ndër më masivet në 29 vite pluralizëm, dhe kjo tregon se mbështetja e kauzës së PD-së, ka një përkrahje të gjërë popullore dhe kjo tregohet nga pjesmarrja e të rinjve në protesta.

 

Forumi Rinor i PD-së në 2017 pati një qefmbetje me kryetarin e partisë Basha, që nuk përfshiu në lista rininë e partisë. A është tejkaluar ky incident?

 

Për momentin ne flasim dhe jemi fokusuar 100 % tek kauza madhore, sigurisht që ka pasur kritika për hartimin e listave dhe diskutime konstruktive që kanë qëndruar brenda mureve të PD-së dhe nuk kanë qenë pjesë e debatit publik. Ne kemi bërë dhe vijojmë të bëjmë betejë për ato parime që promovon PD-ja dhe për atë betejë që po bëjmë ndaj PS-së më asnjë moment ne nuk duhet të çedojmë te standartet dhe liritë brenda partisë. Fatmirësisht jemi Partia Demokratike debate është konstruktiv dhe e rëndësishme është tashmë që çdo structure dhe organizatë partnere e PD-së, militant, simpatizant dhe përkrahës është rreth PD-së për këtë kauz madhore, për të goditur një system jo Edi Ramën si individ, por sistemin që ai ka ngritur kun ë bazë ka blerjen e votës në bazë të parave të krimit dhe të drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *