Subscribe

Kryeministri Edi Rama në seancën e kësaj të mërkure ka shpjeguar paketen antishpifje duke theksuar se ato që protestojnë jane parlamentit janë një turmë që nuk lexojnë.

 

Rama kapohuar se sipas një raporti të OSBE në 42 shtete nga 57 vende europiane fyerja dhe shpifja është vepër penale.

 

“Para se të hy në aspektet e ligjet. Po u jap pak konceptin ndërkombëtar që të jemi të qartë se për cfarë flasim ne dhe se ku ëhshtë bota sot. Që ta marrin vesh të gjithë, kur jemi përballë një turme që nuk lexon, dhe nuk denjon të lexojë, që e thonë hapur ne nuk duam ligj. Sipas një raporti të OSBE në ¾ në 42 shtete nga 57 fyerja dhe shpifja është vepër penale. Aktualisht ka tre qasje ndaj fyerjes dhe shpifjes. Së pari 20 shtete parashikojnë fyerjen si vepër penale që dënohet me burg. Së dyti 5 shtete nuk e parashikojnë shpifjen si vepër penal, por  e rregullojnë me pasojat e tyre. Anglia rezulton me gjobën më të lartë që shkon në 200 mijë sterlina. Tre shtetet e parashikojnë si vepër penale dhe dënim me gjobë jo me burgim. Legjislacioni më i ashpër ndaj fyerjesh dhe shpifjes ëhstë ai i Gjermanisë. Kodi penal i Gjermanisë parashikon 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen.”

 

Ndër të tjera në fjalën e tij shefi i qeverisë ka thënë se entuziazmi për të krijuar një ligj të tillë është ndeshur me pengesën e shteteve të BE dhe OSBE, ku KIE kishte theksuar se ne nuk duhet që tu referohemi këtyre shteteve sepse i kanë ligjet e ashpra.

 

“Gjithë kjo punë e bërë, gjithë entuziazmi ynë për një ligj që i referohet këtyre shteteve ndeshi në pengesën e BE dhe OSBE, KiE në formën e një fjalie: Mos ju referoni këtyre shteteve sepse i kanë ligjet e ashpra.

 

Rama vijoi me thumbet ndaj komunitetit te medias qe protestonte jashte kuvendit duke thene se nese ata do te jetonin dhe punonin si gazetare ne Gjermani, do te ishin me borxhe tani per shkak te gjobave qe do te merrnin si pasoje e lajmeve te paverteta dhe shpifjeve.

 

 

Nëse ligji gjerman do të kishte subjekte ata që janë të dera e parlamentit ata sot do ishin të gjithë me borxhe për të paguar detyrimet si rezultat i shkeljes së të drejtave të njeriut.  Ata janë shkelës të drejtës së njeriut, që mos t’i cënohet në publik integriteti i tij, shkelës për të ndërtuar sipërmarrjen e tij të lirë, janë shkelës së të drejtës të shoqërisë për të qenë e mbrojtur nga pasojat e lajmeve të rreme apo shpifje. Më 26 nëntor ka vdekur një njeri i pafajshëm, ka humbur jetën një baba, dhe janë plagosur dhjetëra njerëz, sepse dikush nga ata atje ka nxjerrë lajmin se spitali i Durrësit po shembet. Po ata që janë atje kanë publikuar lajmin se qeveria fshinte 100 të vdekur në morgun e spitalit duke krijuar një situatë kaotike me familjarë që kishin humbur kontakt me anëtarët e familjes që ishin shëndoshë e mirë dhe u turrën tek morgu”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *