Për të dytën herë, shoqëria civile dhe qytetarët do të mblidhen për të protestuar për vrasjen tragjike të Jonada Avdias në Himarë.
Protesta është thirrur sot në orën 19:30 para Ministrisë së Brendshme.
Kërkesa mbetet e njëjtë, dorëheqja e dy ministrave, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro dhe e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.
Pas ngjarjes tragjike në plazhin e Potamit, qytetarët protestuan të enjten e kaluar para Ministrisë së Brendshme, Kryeministrisë dhe Presidencës.
Ata i lanë 72 orë kohë kryeministrit Rama të shkarkonte nga detyra tre zyrtarët e lartë.
Tanimë që ky afat është përmbushur dhe kërkesa nuk është plotësuar, shoqëria civile dhe qytetarë të zakonshëm do të rikthehen për të protestuar.
Tubimi është mbështetur nga dy partitë opozitare, Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë.