Nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar arrestimet e protestuesve që ishin dje të pranishëm në protestën kundër Vuçiç.

 

Në një prononcim për mediat, ish-lideri historik i të djathtës sqaroi se protesta e djeshme nuk ishte kundër bashkëpunimit rajonl, por ndaj “aleancës së Beogradit me Tiranën dhe Shkupit”, që sipas tij ka qëllim largimin e Ballkanit nga Evropa dhe ushqimin e konfliktualitetit.

 

“Protesta e dytë që nga viti 1998 të partive politike për interesin e tyre kombëtar. Prej 8 vitesh, interesi kombëtar në Shqipëri mbeti jetim. Ai u nëpërkëmb dhe u tradhtua në mënyrën më flagrante nga Edvin Kristaq Rama dhe në heshtje u tradhtua pothuajse njëlloj nga ish-kreu i opozitës, Lulzim Brava. PD, e rithemeluar mbi vlera konservatore, iu tregoi shqiptarëve dhe botës që interesi kombëtar në këtë vend ka një avokat të fuqishëm në opozitën shqiptare dhe në PD. Edhe njëherë theksoj se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal, por kundër aleancës trilateral të Beogradit dhe vasalëve të tij, Tiranës dhe Shkup, e cila mbjellë konfliktualitet dhe largon Ballkanin nga Evropa. Dënoj disa akte brutale të narkopolicisë, e cila ka arrestuar njerëz të pafajshëm, ka keqtrajtuar adoleshentët në furgonat e makinës. Paralajmëroj narkopolicinë se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në prostesta apo lëvizjet revolucionare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *