Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 340 persona natën e kaluar gjatë protestave kundër prangosjes së kryetarit të bashkisë së Stambollit.
Tubimet u zhvilluan në disa qytete turke përfshirë Stambollin dhe Ankaranë.
Ndërsa bëri të ditur numrin e personave të arrestuar, ministri i Punëve të Brendshme tha se ata do të përballen me ligjin për prishje të rendit publik si dhe nuk do të kishte tolerime për kaos dhe provokime.
Dhjetëra mijëra turq kanë dalë në rrugë në demonstrata kryesisht paqësore që nga e mërkura, kur Imamoglu u arrestua me akuza si korrupsioni dhe ndihma e një grupi terrorist.
Por, nuk munguan as përplasjes me forcat e policisë, kryesisht në Stamboll dhe Ankara.
Imamoglu është rivali kryesor politik i Presidentit Tajip Erdogan prandaj arrestimi i tij po konsiderohet i motivuar politikisht.
Kryebashkiaku pritej të shpallte kandidaturën presidenciale në zgjedhjet që partia e tij do të më mbante këtë muaj, për të shkuar më pas në garë me Erdogan për t’u zgjedhur president.
Një ditë më parë, Erdogan dënoi protestat në vend duke theksuar se qeveria e tij nuk do t’i dorëzohet vandalizmit apo terrorit të rrugës.
/vizionplus.tv





