Subscribe

 

 

Ndërsa pritet vendimi për shqyrtimin e mijëra amendamenteve të opozitës, protestues të opozitës dhe përfaqësues të shoqatarve të ndryshme të maqedonisë, janë mbledhur  para Kuvendit në shkup për protestuar kundër ligjit të gjuhëve.

Tubuesit akuzojnë qeverinë dhe deputetët se po shkatërrojnë identitetin maqedonas. Ata gjithashtu bëjnë thirrje edhe kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

 

Protestuesit kanë vendosur nnënshkrimin e një  peticioni kundër qeverisë aktuale të Zoran Zaev.

Sot mbahet seanca për diskutimin e tretë të ligjit për përdorimin e gjuhëve, vetëm pak ditë pasi presidenti maqedonas Gjorg Ivanov, refuzoi firmosjen e tij, duke e dërguar në Kuvend për rishqyrtim.

 

Pas refuzimit të Gjorge Ivanov për ligjin e gjuhës shqipe, edhe opozita po tenton të bllokojë ligjin për gjuhët, duke depozituar rreth 32 mijë amendamente : një mënyrë kjo që u përdor nga opozita edhe gjatë zgjedhjes së kreut të kuvendit, talat Xhaferrit.

Me amendamentet e paraqitura, sipas Xhaferrit do të duheshin të paktën 6 muaj pune e pandërprerë për shqyrtimin e të gjitha propozimeve të opozitës. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *