Një 27-vjeçar u vu në pranga këtë të hënë nga Policia e Tiranës. Ai ishte menaxher i një qendre masazhi, të cilën e përdorte për të kryer prostitucion.

 

Sipas policisë, 27-vjeçari i rekrutonte femrat në rrjetet sociale dhe u premtonte një vend pune tek qendra e masazhit. Por pasi fillonin punë, ato detyroshin që përveç masazhit, të ofronin për klientët edhe shërbime seksuale.

 

Gjatë operacionit policor u arrestua edhe një klient 30-vjeçar si edhe u proceduan penalisht tre punonjëse të qendrës së masazhit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *