Subscribe

 22 shqiptarë janë arrestuar nga Policia Italiane në kuadër të një operacioni për shkatërrimin e një grupi prostitucioni që vepronte në Milano dhe disa zona të tjera përreth si Como.

 

Në mesin e të arresturve është edhe një grua rumune e cila mendohet se punonte si tutore dhe ishte bashkëpunetore e grupit kriminal shqiptar.

 

 

Për momentin bëhet e ditur se viktima të shfrytëzimit janë të paktën 25 vajza të reja, kryesisht shqiptare por edhe bullgare, moldave, polake, rumune dhe hungareze.

 

 

Nga kontrolli në disa banesa janë sekuestruar 25 mijë eutro ndërkohe që hetimet për të zbuluar më shumë nga ky grup vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *