Subscribe

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, pas përfundimit të mbledhjes së anëtarëve përsëriti kërkesësn për ruajtjen e koalicioneve.

Ai theksoi se PS kërkon ndryshimin e rregullave në mes të lojës, duke shtuar se këshilli duhet të funksionojë me konsensus dhe se opozita e bashkuar pret që mazhoranca të reflektojë sa më parë.

Sipas tij, kërkesa e opozitës së bashkuar për OSBE/ODIHR është përgatitur në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre.

“Ne kërkojmë ruajtjen e koalicioneve, siç janë sot në Kodin Zgjedhor, PS kërkon të ndryshojë rregullat e lojës, kur loja ka filluar, procesi zgjedhor ka filluar. Kemi kërkuar konsensus dhe konsensusi u gjet më 30 qershor mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit. Ndryshimet kaluan në Parlament, siç thoshte Marrëveshja e 14 janarit, pa ndryshime, dhe për ne u plotësua detyra e Këshillit. Sot, PS sërish refuzoi që t’i drejtohemi OSBE/ODHIR dhe përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen e Këshillit, edhe pse ishim të gatshëm të vazhdonim derisa të gjendej një konsensus mbi çfarë do t’i çojmë ODHIR-it. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë që, duke përfaqësuar interesat e zgjedhësve shqiptarë, brenda në Këshill dhe jashtë Këshillit, do të vazhdojmë këtë detyrë për të garantuar standardet ndërkombëtare. Presim që PS të reflektojë sa më parë.”

Përfaqësuesi i Partisë Socialsite në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri deklaroi sot se kërkesa e opozitës së bashkuar për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR refuzohet, me argumentin se ekspertiza do tëkërkohet vetëm mbi një draft konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *